Thursday 18 September 2008

Vonesat katër mujore për asfaltimin e rrugës së fshatit Shtuticë dhe dobësia e punimve, revolton banorët

Bekim Dobra

"Koha Ditore", Drenas, 17 shtator - Vonesat për asfaltimin e rrugës së fshatit Shtuticë, cilesia e dobët e punimeve mos respektimi i projektit nga ana e ndërmarrjes punuese, ngushtimi i rrugës dhe shumë arsye tjera i janë përcjell më një shkres të parit të komunës Nexhat Demaku dhe këshilltareve të KK-së nga ana e Komitetit të fshatit gjegjesisht banorëve shtuticas. Këtë breng ata e kanë paraqait për mes një shkrese më nenshkrime në të cilën është thenë se punëkryresi është duke vazhduar më një intensitet tejet të dobët të punimeve më shumë vonesa dhe aspak respektim të projektit të paraparë. “Një ditë punon, një javë nuk doket fare në fshat” ka thenë banori i këtij fshati Rifat Bilalli. Ai ka shtuar së Komiteti i fshatit ka marrë vendim që nese nuk përmirëson kushtet e parapara nga komisioni, punëkryresit do të ju ndërpriten punimet brenda tri ditëve. “Punimet është duke i kryer shkel e shko, nuk ka hek lisat nga rruga, nuk respekton projektin e paraparë, është duke ngushtuar rrugën, punon më një cilesi tejet të dobët” ka vleresuar disa nga cilesit e punimeve Bilalli, madje ka shtuar se punëkryresi trasimin e bazës me material, ka zevendesuar më baltë, gjithashtu ka kujtuar Bilalli se punëkryresi nuk është duke respektuar trashesinë e zhavorit sipas projektit 20cm+10cm që ngjeshja më cilindër vibratues nuk është duke u bërë fare. Po të njejten brengë kan shpreh edhe banorët tjetër të këtij fshati Hajdin Hajdari dhe Ruzhdi Berisha. Hajdini që është rreth viteve të shtatëdhjeta ka thenë se kur këmi marrë vesh se po shtrohët rruga e kemi pritur më një gëzim shumë të madhë, e që lind ky problem ai nuk e kishte kujtuar. Ai ka kujtuar se fshati Shtuticë, luftës së fundit ja ka dhenë 72 viktima ndër ta 10 deshmorë, ndërsa sot ka 15 invalid, 92 fëmijë jetim dhe më së 25 gra kryefamiljare, ndërsa pos fillimit të këtij projekti asnjë deri më tani që nga pas lufta nuk është realizuar, ka njoftuar plaku Hajdari. Ai ka shtuar se “ne si fshat nuk do të lejojmë që të vazhdohën punimët në këtë mënyrë, kemi ardhë në përfundim si fshat se nese nuk i përsmirëson kriteret e punimeve, do të detyrohëmi të ja nderprejm” ka rikujtuar edhe Hajdari. Edhe kryetari i fshatit, Fadil Hajdari është shpreh tejet i revoltuar më faktin. Ai ka thenë se asgjë që të kënaq syrin nuk është duke u kryer, “më shumë ka bërë deme në rugën ekzistuese se rregullime deri më tani” ka thenë kryetari Hajdari. Punimet për asfaltimin e kësaj rruge kishin filluar në fillim të muajit qershor të këtij viti, dhe për asfaltimin e kësaj rruge MTPT-ja kishte ndarë një pjes të shumës, ndërsa vlera prej 100 mijë eurove ishte participim i komunës së Drenasit, gjithashtu planin projektues në letër e kishte kryer fshati. Për asfaltimin e rrugës katër kilometershe, zotimin e punimeve e kishte marrë firma nga Skenderai GrantitiCom, ndërsa po të njejtën ditë solemnisht kishin filluar asfaltimi edhe i tri rrugëve tjera, në Abri, Gradicë dhe Sankovc që ato sot janë të përfunduara, kurse rruga në fjalë sipas gjendjes në teren dhe vazhdën e punimeve të jep pak shpresa që ajo do të përfundon këtë vit. Rifat Bilalli ka akuzuar edhe atë qe i ja ka besuar kësaj firme punimet, pasi që ka kujtuar së për shkak të cilesisë së dobët të punimeve është larguar nga banorët e fshatit Açarev e Skenderait që ka qenë duke ja shemtuar rrugën, siç është duke bërë te ne.

Zyrtarët komunal pranojnë se ka pas shkelje dhe vonesa

Kryetari i komunës Nexhat Demaku ka pranuar se punimet janë të një cilesie të dobët dhe më vonesa, por ka thenë se duhët marr masa komisioni mbikqyres i punimeve për përmiresime, që kurrsei të mos lejohen ato cilesi që janë duke u kryer. Edhe përgjegjesi i mbikqyrjes së këtyre punimeve në urbanizëm Shaban Dobra ka thenë të njejtën gjë. Ai ka treguar se dy herë i janë nderprer punimet kësaj firme vetem për shkak të punimve të dobëta, mirëpo ka thenë se punëkryresi është zotuar se do të përmirëson cilesin e punimeve. Gjithashtu firmës në fjal sipas zyrtarëve komunal i ka kaluar afati kohor i punimeve, ai duhët të përshpejton procedurën e tyre, të kundërten kujtojn që nuk do t’i pranohën punimet. Komisioni mbikqyres i punimeve është zotuar se do të bejë presion që punimet të kryhen sipas marrveshjes paraprake, kjo mbetet të shihet nese premtimet e komisionit dhe të firmes do t’i përmbahën banorët e revoltuar të fshatit Shtuticë.

1 Comments:

At 7 June 2009 at 03:38 , Blogger For Education said...

nice post keep sm,iling

 

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home