Thursday 18 September 2008

Jetesa nga mbeturinat, humbin shpresat për një jetë më të mirë

Bekim Dobra

"Koha Ditore" Drenas, 13 shtator - Kryefamiljari A.D, nga Drenasi që nuk deshi t’i përmendej emri në gazetë së bashku më gruan dhe fëmijën për qdo ditë tregon se mbledhin mbeturina (kanaqe) në kontinjer të qytetit për të fituar kafshatën e gojës. Ai thot se “jemi lodhur nga premtimet dhe fjalet boshe, edhe pse shumë e merzitshme dhe e lodhshme kemi zgjedhur rrugën e detyrimit për të mbijetuar duke kërkuar mbeturina të metalta për t’i shitur” thot ai përderisa tregon se nuk kanë gjetur alternativë tjetër për të nxjerr paran. Nuk është e vetmja kjo familje që siguron jetesën nga gjërat e hudhura, edhe Xhemile Karagja nga Çikatova e Vjetër ekzistencën e siguron nga mbeturinat dhe tregon gjendjen e veshtirë të jetesës që thot se jetojmë në shtëpi të huaj. Shkalla e varfërisë në komunën e Drenasit edhe pas 9 viteve të përfundimit të luftës mbetet tejet shqetësuese. Si pasojë e rritjes së numrit të ekonomive familjare, zvoglimi i donacioneve të huaja për ndertim dhe rindërtim ka ndikuar që të rritet numri i kërkuesve për të përfituar asistencën sociale të shtetit. Kërkesat më të mëdhaja për ekzistenc është produkti i miellit. Zyhrije Berbatovci, nga fshati Dobroshefc e cila ka ardhur para Drejtorisë së Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të marrë miell, pasi që thot se kanë mbetur pa te. “Jetoj në një gjendje te mjerueshme, burrin e kam të semur, ka qenë ushtar i UÇK-së askush nuk kujdeset për gjendjen e tij të rendë shendetësore” tregon veshtiresit e jetës Zyhrija dhe vazhdon duke çarë kërkesat e fëmijeve që thot se i kërkojn veshmbathje për shkollë, por më një ndihmë sociale prej 65 eurove nuk na mjaftojnë as edhe për barna të burrit. “Shkoi edhe java e dytë e shkollës, fëmijet ende më kanë mbetur me sandale të verës, po më kërkojn më i ble puma, më qka me i ble kur marrë një social prej 65 eurove i cili nuk del asp për barna” shprehet Zyhrija. Sipas drejtorit të Shendetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Elmi Dobra, çdo muajë në Qendrën e Punës Sociale në Drenas ka rritje të numrit të familjeve skamnore që kërkojn asistencen e ndihmës mujore. Ai shprehet së në komunën e Drenasit nga ndihmat sociale mbijetojnë 1.854 familje. Dobra ka ngrit problemin e kësaj komune edhe qeshtjen e strehimit, ku mbi 200 familje ka thenë se janë të pastreh, ndërsa si raste ekstreme dhe tejët të renda ka ranguar 32 familje, përderisa ka shpreh një optimizën se do të zbutet qeshtja e strehimit sadopak më ngritjen e një ndërtese të banimit social ku ka thenë se do të vendosën 24 familje. “Gjendja e varfërsisë fatkeqesisht në këtë komunë është mjaft evidente, krejt kjo si pasojë e shkatrrimit të luftës së fundit, që shkalla më e lartë në Kosovë e shkatrrimeve ka qenë Drenasi më mbi 85 për qind” ka thenë drejtori Dobra që ka shtuar se përkundër asaj që është bërë një rindertim që nga paslufta gjendja e strehimit ende mbetet shumë shqetësuese. Gjendja e punësimit në Drenas është nen mesataren e Kosovës thot drejtori Dobra, ndërsa më rastin e inflacionit ne si drejtori kemi konstatuar se kemi rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë emergjente për gjëra elemtentare jetësore siç janë mielli, vaji dhe gjërat tjera ushqimore. Edhe pse komuna tregon Dobra nga subvencionet ndan një pjes të mjetëve për këto qellime ( për ndihma emergjente të miellit), nevojat nuk plotësohën as 20 për qind në krahasim më kërkesat. Këmi kërkuar nga donatorë të ndryshëm, nga shoqatat humanitare dhe individet që të ju dilet në ndihmë këtyre kategorive, por një interesim i tillë mungon thot Dobra. Edhe përgjegjesi i Zyrës Komunale të Punësimit në Drenas, Ragip Dervishi ka ngrit shqetësimin e gjendjes së papunësisë në këtë komunë. Ai ka treguar numrin 12.143 punëkerkues të evidentuar, por ka thenë se ky numër arrin në mbi 25 mijë, por që nuk lajmerohën për një apo tjetër arsye së janë të papunë. Dervishi tregon se më ndermjetësim këtë vit kanë arrit deri më tani të punësojnë 123 punëkërkues që ka thenë se në krahasim më vitet paraprake ka shënuar një rritje numri i punësimit,por ka shtuar se ka shënuar rritje edhe numri i punëkerkuesve.

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home